Gjermania dhe Bregu i Fildishtë do të përballen mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 22:00, në një sfidë shumë të rëndësishme për ecurinë e tyre në Kupën e Botës.
Të dyja kombëtaret e kanë nisur me fitore aventurën në fazën e grupeve dhe numërojnë nga tri pikë. Gjermanët triumfuan bindshëm ndaj Curaçaos në ndeshjen hapëse, ndërsa Bregu i Fildishtë mori tre pikët përballë Ekuadorit.
Me një tjetër sukses, secila skuadër do të hidhte një hap të madh drejt kualifikimit në raundin tjetër, ndaj pritet një përballje e luftuar deri në minutën e fundit.
Pak çaste para nisjes së takimit, trajnerët kanë bërë publike zgjedhjet e tyre, duke zbuluar formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë.
FORMACIONET ZYRTARE:










