Gjermania dhe Bregu i Fildishtë sfidohen për një biletë në fazën me eliminim direkt – dalin formacionet

Gjermania dhe Bregu i Fildishtë do të përballen mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 22:00, në një sfidë shumë të rëndësishme për ecurinë e tyre në Kupën e Botës.

Të dyja kombëtaret e kanë nisur me fitore aventurën në fazën e grupeve dhe numërojnë nga tri pikë. Gjermanët triumfuan bindshëm ndaj Curaçaos në ndeshjen hapëse, ndërsa Bregu i Fildishtë mori tre pikët përballë Ekuadorit.

Me një tjetër sukses, secila skuadër do të hidhte një hap të madh drejt kualifikimit në raundin tjetër, ndaj pritet një përballje e luftuar deri në minutën e fundit.

Pak çaste para nisjes së takimit, trajnerët kanë bërë publike zgjedhjet e tyre, duke zbuluar formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë.

FORMACIONET ZYRTARE: