Kombëtarja e Gjermanisë e nisi në mënyrë spektakolare rrugëtimin në Kupën e Botës, duke mposhtur Curaçaon me rezultatin e thellë 7-1. Performanca bindëse e skuadrës së drejtuar nga gjermanët ka rritur optimizmin te tifozët, por jo të gjithë janë plotësisht të kënaqur.
Ish-kampioni i Evropës, Tomas Helmer, vlerësoi paraqitjen e ekipit, por njëkohësisht evidentoi disa mangësi që sipas tij duhet të korrigjohen sa më shpejt. Në veçanti, ai ndaloi te kapiteni Joshua Kimmich dhe roli i tij në fushë.
“Ai përfshihet shumë në ndërtimin e lojës, duke vepruar shpesh si një mesfushor shtesë. Kundër skuadrave më cilësore duhet të ruajë më mirë pozicionin dhe ekuilibrin e ekipit”, deklaroi Helmer.
Sipas ish-futbollistit gjerman, kjo qasje mund t’i kushtojë shtrenjtë Gjermanisë në përballjet me kundërshtarët më të fortë. Për këtë arsye, ai theksoi se skuadra duhet të adresojë këto detaje taktike nëse dëshiron të mbetet një nga pretendentet kryesore për titullin botëror.









