Holanda dhe Suedia po përballen në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të Botërorit, me fillim në orën 19:00.
“Tulipanët” hynë në këtë sfidë me synimin e vetëm për të marrë tri pikët, pas barazimit në takimin e parë ndaj Japonisë. Në anën tjetër, suedezët kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive pas suksesit të arritur kundër Tunizisë.
Skuadra holandeze e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh falë golit të Brobbey në minutën e 6-të. Sulmuesi u shfaq sërish protagonist në minutën e 17-të, duke dyfishuar shifrat dhe duke i dhënë qetësi ekipit të tij.
Suedia reagoi në fundin e pjesës së parë dhe arriti të tundë rrjetën, duke ngushtuar diferencën. Megjithatë, gëzimi i nordikëve zgjati pak, pasi arbitri ndërhyri dhe anuloi golin pas verifikimit të aksionit, duke lënë të pandryshuar rezultatin para pushimit.
Rezultati i momentit: Holandë – Suedi 2-0.









