Pas numërimit të mbi 90 për qind të votave në nivel vendi, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po rezulton forca kryesore në shumicën dërrmuese të komunave të Kosovës, sipas të dhënave paraprake të procesit zgjedhor.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson në një numër të madh komunash të rëndësishme, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Ferizajn, Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën, Podujevën, Kaçanikun, Lipjanin, Vushtrrinë, Suharekën, Rahovecin, Dragashin, Kamenicën, Obiliqin, Hanin e Elezit, Shtimen, Fushë Kosovën, Klinën dhe Vitisë.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës po ruan epërsinë në tre komuna të njohura si bastione tradicionale të saj: Skenderaj, Drenas dhe Malishevë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kryeson aktualisht në Deçan dhe Junik, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani mban epërsinë vetëm në komunën e Istogut.
Në komunat me shumicë serbe, Lista Serbe vijon të jetë forcë dominuese.
Autoritetet zgjedhore theksojnë se procesi i numërimit është ende në zhvillim dhe rezultatet përfundimtare mund të ndryshojnë deri në përmbylljen totale të votimit dhe verifikimit në të gjitha komunat e vendit.









