Arrestohet i dyshuari për atentat ndaj Ivanka Trump – Dispononte hartën e vilës në Florida

Ivanka Trump dyshohet se ishte objektiv i një atentati të planifikuar nga një 32-vjeçar irakian me lidhje të pretenduara me Islamic Revolutionary Guard Corps.

Sipas mediave amerikane, Mohammad Baqer Saad Dawood Al-Saadi u arrestua në Turqi dhe më pas u ekstradua në SHBA, ku përballet me akuza për terrorizëm dhe tentativa sulmesh ndaj objektivave amerikane dhe hebraike.

Hetuesit pretendojnë se ai kishte siguruar edhe planin e rezidencës së Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner në Indian Creek Island, ndërsa në rrjetet sociale kishte publikuar mesazhe kërcënuese.

Sipas raportimeve, motivi i dyshuar lidhej me hakmarrjen për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani në vitin 2020.

ivanka donald trump KUSHNER
ivanka donald trump
jard kushner ivanka trump
ivanka_trump_ff
ivanka trump p
ivanka dhe donald trump