Ivanka Trump dyshohet se ishte objektiv i një atentati të planifikuar nga një 32-vjeçar irakian me lidhje të pretenduara me Islamic Revolutionary Guard Corps.

Sipas mediave amerikane, Mohammad Baqer Saad Dawood Al-Saadi u arrestua në Turqi dhe më pas u ekstradua në SHBA, ku përballet me akuza për terrorizëm dhe tentativa sulmesh ndaj objektivave amerikane dhe hebraike.

Hetuesit pretendojnë se ai kishte siguruar edhe planin e rezidencës së Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner në Indian Creek Island, ndërsa në rrjetet sociale kishte publikuar mesazhe kërcënuese.
Sipas raportimeve, motivi i dyshuar lidhej me hakmarrjen për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani në vitin 2020.















