Vrasje në Memaliaj – Viktima humb jetën rrugës për spital; plagoset edhe vëllai i autorit

Policia e Memaliaj ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 20:50, pas një konflikti të çastit, shtetasi Donald Nelaj, 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri ndaj Endri Goxhajt, 30 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

I plagosur ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në rrethana që ende po sqarohen nga hetimet.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit me automjet dhe policia po vijon kërkimet për kapjen e tij.

Hetimet paraprake flasin për konflikte të mëhershme mes palëve, të cilat dyshohet se janë riaktivizuar mbrëmjen e sotme dhe kanë përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të qytetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.