Presidenti i Donald Trump ka njoftuar zgjatjen e armëpushimit me Iran, pas një ndërhyrjeje dhe kërkese të Pakistan, ndërsa pritet një propozim i unifikuar nga Teherani për vijimin e negociatave.
Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump tha se armëpushimi do të mbetet në fuqi deri në paraqitjen e një propozimi zyrtar dhe përfundimin e diskutimeve mes palëve, duke e cilësuar procesin ende të paqartë.
Ai deklaroi gjithashtu se forcat amerikane do të vazhdojnë bllokadën detare dhe do të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, duke theksuar se vendimet e mëtejshme do të varen nga zhvillimet në tryezën e negociatave.
Sipas tij, kërkesa për shtyrjen e afateve ka ardhur mes pretendimeve për ndarje brenda udhëheqjes iraniane dhe nevojës për një qëndrim të përbashkët në bisedime.
Ndërkohë, afatet e mëparshme për përfundimin e armëpushimit kishin parashikuar mbylljen e tij brenda orëve të ardhshme, por vendimi i ri e shtyn procesin në mënyrë të pacaktuar.









