Një tjetër lajm që ka tronditur Kupën e Botës vjen nga kampi i Tunizisë. Sipas raportimit të Daily Mail, tetë futbollistë të kombëtares afrikane kanë rezultuar pozitivë në testet antidoping, pasi në organizmin e tyre është konstatuar prania e clenbuterol, një substancë e ndaluar nga Agjencia Botërore Antidoping (WADA).
Sipas raportit, nuk bëhet fjalë për përdorim të qëllimshëm të substancës. Dyshimet janë se lojtarët e kanë konsumuar padashje përmes mishit të kontaminuar, një rast që është hasur edhe më parë në sportin ndërkombëtar.
Clenbuterol përdoret në disa vende si medikament për trajtimin e problemeve të rrugëve të frymëmarrjes, por figuron në listën e substancave të ndaluara nga WADA.
Për momentin, mundësia që futbollistët të përballen me pezullime apo sanksione të rënda konsiderohet e ulët, pasi hetimet paraprake tregojnë se ekspozimi ndaj substancës mund të ketë qenë i pavullnetshëm.
Tunizia e mbylli aventurën në Botërorin 2026 pa asnjë pikë, duke u eliminuar që në fazën e grupeve. Interesant është fakti se edhe tre rivalët e saj në grup – Holanda, Japonia dhe Suedia – u eliminuan më pas në fazat me eliminim direkt të turneut.









