Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka njoftuar anulimin e udhëtimit të tij të planifikuar në Shtetet e Bashkuara më 21–22 qershor.
Në një postim në rrjetet sociale, Tajani sqaroi se vendimi lidhet me deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump ndaj kryeministres Giorgia Meloni, të cilat ai i cilësoi si fyese për Italinë.
Sipas tij, komentet e Trump ku pretendonte se Meloni i ishte lutur për një fotografi gjatë samitit të G7-ës, përbëjnë një ofendim jo vetëm ndaj kryeministres italiane, por edhe ndaj vetë shtetit italian.
“Fjalët serioze dhe ofenduese të Presidentit Trump drejtuar Kryeministres Giorgia Meloni ofendojnë të gjithë Italinë. Për këtë arsye kam vendosur të anuloj vizitën time në Shtetet e Bashkuara të planifikuar për 21 dhe 22 qershor”, shkroi Tajani.
Vendimi i tij vjen në një moment tensionesh diplomatike të shkaktuara nga deklaratat e fundit të Trump në lidhje me marrëdhëniet me liderët evropianë gjatë samitit të G7-ës.









