Nis sonte Botërori 2026 – Ja 16 “arenat gjigante” ku do të shkruhet historia e futbollit

Pak orë na ndajnë nga starti i spektaklit më të madh të futbollit botëror. Kupa e Botës 2026 ngre siparin këtë mbrëmje me ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut në stadiumin legjendar Estadio Azteca, duke shënuar fillimin e një turneu historik që për herë të parë organizohet nga tre vende: Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.

Botërori do të zhvillohet në 16 stadiume të shpërndara në të gjithë Amerikën e Veriut, ndërsa finalja e madhe është planifikuar më 19 korrik në MetLife Stadium, i cili gjatë turneut do të njihet si “New York New Jersey Stadium”.

FIFA ka vendosur që gjatë kompeticionit të hiqen përkohësisht emrat komercialë të stadiumeve, duke përdorur emërtime të lidhura me qytetet pritëse.

Stadiumet që do të presin ndeshjet e Botërorit 2026:

  • MetLife Stadium – 82.500 vende (finalja)
  • AT&T Stadium – 94.000 vende
  • Mercedes-Benz Stadium – 75.000 vende
  • SoFi Stadium – 70.000 vende
  • NRG Stadium – 72.000 vende
  • Levi’s Stadium – 71.000 vende
  • Lumen Field – 69.000 vende
  • Lincoln Financial Field – 69.000 vende
  • Arrowhead Stadium – 73.000 vende
  • Gillette Stadium – 65.000 vende
  • Hard Rock Stadium – 65.000 vende
  • Estadio Azteca – stadiumi i ndeshjes hapëse
  • Estadio Akron
  • Estadio BBVA
  • BC Place
  • BMO Field

Botërori 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në histori, me më shumë skuadra, më shumë ndeshje dhe një shtrirje rekord në tre shtete, duke e kthyer Amerikën e Veriut në qendrën e futbollit botëror për më shumë se një muaj.