BOTERORI 2026/ Brazili “shpëton” në minutat e fundit – Martinelli çon pesë herë kampionët në 1/8-at me përmbysje epike ndaj Japonisë

Brazili ka siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj Japonisë, në një ndeshje që u vendos në sekondat e fundit të kohës shtesë nga sulmuesi Gabriel Martinelli.

Pesë herë kampionët e botës, të drejtuar nga trajneri italian Karlo Ançeloti, u gjendën në vështirësi që në pjesën e parë, kur Japonia befasoi me një lojë të disiplinuar dhe kaloi në avantazh në minutën e 29-të me golin e Kaishu Sano-s, duke tronditur brazilianët dhe tifozët e tyre.

Në pjesën e dytë, Brazili rriti ndjeshëm ritmin dhe intensitetin e lojës, duke shtypur kundërshtarin në gjysmëfushën e tij. Përpjekjet e vazhdueshme u shpërblyen në minutën e 56-të, kur mesfushori Kazemiro barazoi rezultatin me një goditje me kokë pas një krosimi të saktë nga Gabriel Magaljajsh.

Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit dhe kohës shtesë, erdhi momenti vendimtar. Në minutën e 96-të, Gabriel Martinelli u shndërrua në hero për Brazilin, duke shënuar golin e fitores dhe duke vulosur një përmbysje spektakolare që i siguroi Seleçaos kualifikimin në fazën tjetër të turneut.

Ky triumf e mban Brazilin në garë për trofeun dhe konfirmon edhe një herë karakterin e fortë të skuadrës në ndeshjet vendimtare të Botërorit.

.