Berisha njoftoi heqjen e shpalljes ‘non-grata’ ndaj tij; DASH sqaron se nuk bëhet fjalë për heqje të masës ndaj kreut të PD: U bënë disa përjashtime pasi i shërbejnë interesit kombëtar

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka reaguar ndaj pretendimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, se sanksionet e shpallura ndaj tij “non grata”, janë hequr.

Në një komunikim zyrtar, DASH ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një heqje të masës ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha. Sipas Departamentit, ka pasur thjesht disa përjashtime në lidhje me zbatimin e nenit 7031(c), mbi të cilin u bazua vendimi i marrë pesë vite më parë, por kjo nuk ndryshon statusin e sanksionit kryesor.

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime (waivers) për disa përcaktime sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi një zëdhënës i DASH për Top Channel.