Tjetër goditje e AMP në Sarandë – Ndalohet efektivi i Krimeve të Rënda

Një tjetër operacion i Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë lokale, në kuadër të hetimeve për shkelje të dyshuara nga efektivë të policisë.

Sipas burimeve paraprake, është ndaluar një efektiv i seksionit të Krimeve të Rënda, i dyshuar për shpërdorim detyre. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik nga autoritetet.

Operacioni vjen në vijim të aksioneve të fundit të institucioneve ligjzbatuese në qytetin bregdetar, ku po hetohen raste të dyshuara të tolerimit të paligjshmërisë dhe abuzimit me detyrën.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të tjera në orët në vijim.