“Aleancë e re SHBA–Kinë–Rusi kundër GJPN-së?” – Zbardhen detaje nga takimi Xi–Trump që trondit diplomacinë globale

Presidenti kinez Xi Jinping i ka thënë ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë bisedimeve të zhvilluara javën e kaluar në Pekin se presidenti rus Vladimir Putin mund të pendohet për vendimin e tij për pushtimin e Ukrainës, raporton “Financial Times”, duke cituar burime të njohura me takimet.

Sipas raportimit, diskutimet mes dy liderëve kanë qenë të gjera dhe kanë prekur luftën në Ukrainë, si dhe çështje të rendit ndërkombëtar, përfshirë edhe një ide të hedhur nga Trump për bashkëpunim mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë kundër Gjykata Ndërkombëtare Penale, institucion që Uashingtoni e ka kritikuar shpesh për politizim.

Burimet e cituara thonë se Xi ka bërë komente më të drejtpërdrejta se në të kaluarën lidhur me pasojat e luftës në Ukrainë, ndërsa më herët Pekini kishte mbajtur qëndrim më të kujdesshëm publikisht për veprimet e Moskës.

Takimi vjen në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, teksa Putin pritet të vizitojë Kinën për një samit të ri me Xi, vetëm pak ditë pas kontakteve të tij me delegacione amerikane.

Ndërkohë, as Pekini dhe as Shtëpia e Bardhë nuk kanë konfirmuar apo komentuar zyrtarisht këto pretendime, ndërsa administrata amerikane ka publikuar vetëm një përmbledhje të përgjithshme të bisedimeve pa përmendur diskutime mbi Ukrainën apo Gjykatën Ndërkombëtare Penale.