Tërmet i fortë në Peru – Banorët dalin me panik nga shtëpitë

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur rajonin e Ica në jug të Perusë, duke shkaktuar panik te banorët, të cilët dolën me shpejtësi nga banesat dhe bizneset e tyre.

Sipas Institutit Gjeofizik Peruan, lëkundja sizmike u regjistrua pranë qytetit të Ica-s, ndërsa tërmeti u ndje edhe në kryeqytetin Lima, rreth 400 kilometra larg epiqendrës.

Deri tani autoritetet nuk kanë raportuar dëme të mëdha materiale apo viktima, por situata po monitorohet nga strukturat emergjente.

Peruja ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një nga zonat më aktive sizmike në botë.