Tiranë/ Automjeti përfshihet nga flakët pranë rrethrrotullimit të TEG-ut

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të Tirana East Gate (TEG), në aksin nacional drejt Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë mjetin në mënyrë të menjëhershme, duke bërë që ai të digjet pothuajse plotësisht. Shtëllunga të mëdha tymi janë parë në zonë, duke shkaktuar shqetësim te kalimtarët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat e ngjarjes.