Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë publikisht qëndrimin e Erion Braçes, pasi ky i fundit shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës në kundërshtim me vendimin zyrtar të socialistëve, të cilët kanë zgjedhur Ogerta Manastirliu si kandidate.
Gjatë një interviste për “Koha Jonë”, Rama u shpreh se sjellja e Braçes nuk përbën surprizë dhe se ai ka qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë në qëndrimet e tij.
“Erion Braçe ka qenë ai që është dhe do të mbetet ky që është. Nuk më duket se ka ndonjë gjë të re. Ai ashtu ka qenë, ashtu është dhe ashtu do të jetë. Është ekzaktësisht një njeri që është vetvetja dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se Braçe ka një karakter të veçantë politik dhe se kushdo që përpiqet ta imitojë, sipas tij, gabon. Deklarata e Ramës vjen në një moment tensionesh brenda socialistëve për garën në kryeqytet, pas daljes së Braçes kundër linjës zyrtare të partisë.









