Duartrokitje për Alisin në Vjenë – Shqipëria gati për Eurovision

Alis ka mbërritur në Vjena vetëm pak orë para gjysmëfinales së dytë të Eurovision Song Contest 2026, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Nân”.

Artisti shqiptar zhvilloi provat gjenerale në skenën madhështore të festivalit, i shoqëruar nga delegacioni shqiptar që po ndjek nga afër përgatitjet në kryeqytetin austriak. Mbërritja e tij u prit me entuziazëm nga fansat shqiptarë dhe të huaj, të cilët e përshëndetën me duartrokitje dhe përqafime të ngrohta.

Sipas rregullores së Eurovision-it, qytetarët nuk mund të votojnë për vendin që përfaqëson shteti i tyre, ndaj shpresat për kualifikimin e Shqipërisë mbështeten kryesisht tek votat e diasporës shqiptare në Evropë dhe më gjerë.

Në finalen e madhe të 16 majit do të kualifikohen 10 shtetet më të votuara nga secila gjysmëfinale. Ndërkohë, vendi pritës Austria dhe vendet e grupit “Big 5” – Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja – kalojnë automatikisht në finale dhe nuk garojnë në gjysmëfinale.

Shqipëria do të ngjitet në skenë në një nga netët më të forta të këtij edicioni, përballë konkurrentëve nga e gjithë Evropa, në garën për një vend në finalen e madhe të Eurovision 2026.