Dinamo City ka fituar për të dytin vit radhazi Kupa e Shqipërisë, pasi triumfoi 3-2 ndaj Egnatias në finalen spektakolare të zhvilluar në Air Albania Stadium.
Finalja nisi me tension që në minutën e 6-të, kur Bakayoko u ndëshkua me karton të kuq pas një përplasjeje të fortë me portierin Aldo Teqja, i cili u largua nga fusha me ambulancë. Egnatia mbeti me 10 lojtarë dhe Dinamo përfitoi menjëherë nga epërsia numerike.
Në minutën e 23-të, Malomo zhbllokoi sfidën për “blutë”, ndërsa pak minuta më vonë Dejvi Bregu realizoi një supergol nga distanca për rezultatin 2-0.
Pjesa e dytë solli emocione të tjera, pasi edhe Dinamo mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Malomos. Egnatia reagoi dhe ngushtoi diferencën me golin e Buric në minutën e 81-të, duke rihapur finalen.
Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja reagoi menjëherë dhe Ibrahim Mustapha vulosi triumfin me një goditje të fuqishme nga jashtë zone për 3-2. Goli i dytë i Egnatias në minutat e fundit shërbeu vetëm për statistikë.
Pas përfundimit të sfidës, trofeu iu dorëzua kapitenëve të Dinamos në ceremoninë ku morën pjesë presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armando Duka, dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku.









