LA LIGA/ Situatë dramatike në fundin e tabelës – 14 skuadra ende në ankth për mbijetesën

Tre javë nga fundi i sezonit, lufta për mbijetesë në La Liga është kthyer në një nga garat më dramatike të viteve të fundit.

Edhe pse Barcelona ka siguruar titullin kampion pas fitores ndaj Real Madrid, situata në fundin e tabelës mbetet krejtësisht e hapur.

Vetëm gjashtë skuadra e kanë siguruar matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa plot 14 ekipe vazhdojnë të jenë në rrezik teorik për rënien nga kategoria.

Diferencat minimale të pikëve kanë futur në garë pothuajse gjysmën e kampionatit, duke e bërë çdo javë vendimtare në luftën për mbijetesë.

Real Oviedo është deri tani skuadra e vetme që ka rënë matematikisht nga kategoria, ndërsa ekipe si Getafe CF dhe Deportivo Alavés vijojnë betejën për të shmangur zonën e ftohtë.

Java e 35-të, që do të luhet në mesjavë, pritet të japë sinjale të qarta për fatin e shumë skuadrave në një sezon që po cilësohet si ndër më të çmendurit në historinë e fundit të La Liga-s.