Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve – Nafta dhe benzina zbresin në treg

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e kësaj të mërkure ndryshimin e çmimeve të shitjes me pakicë të karburanteve në vend, duke sjellë një ulje të re për naftën dhe benzinën.

Sipas vendimit të publikuar, çmimi i naftës ulet me 5 lekë për litër dhe nga sot, duke filluar nga ora 13:30, do të shitet me 190 lekë për litër në tregun vendas.

Ndërkohë, edhe benzina ka pësuar ulje, duke zbritur me 3 lekë për litër. Me çmimin e ri, ajo do të tregtohet me 179 lekë për litër nga mesdita e së njëjtës ditë.

Vendimet e Bordit të Transparencës vijnë në kuadër të monitorimit periodik të tregut të hidrokarbureve dhe përcaktimit të çmimeve referuese për konsumatorët.

Bordi i Transparencës në datë 27 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.