Politologu Ardit Gjinali, gjate nje interviste ne Ora News, percolli mendimin mbi rëndësinë thelbësore të 07 Qershorit përtej rezultatit përfundimtar zgjedhor.
Gjinali theksoi që kjo datë zgjedhore shënon përplasjen e dy mendësive përkatësisht një mendësie të absolutizmit ku kërkohet likujdimi tërësor politik i garuesve politikë përmes fitoreve të stërmëdha dhe udhëheqjes së secilit prej institucioneve ekzekutive, larg konsensusit dhe marrëveshjes politike. Nga ana tjetër, mendësia tjetër është e tilla që evokon konsensusin, pranueshmërinë e garuesit politik, vendosjen e interesit shtetëror mbi të njëjtin të ngushtë politik. Gjinali përfundoi duke konsideruar “7 Qershorin” si një ditë për mbrojtjen e demokracisë, e tilla jo thjeshtë zgjedhore, por politike dhe kushtetuese, gjithashtu.









