Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kanada – Mark Carney siguron shumicën parlamentare

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka siguruar shumicën parlamentare për qeverinë e tij liberale pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke forcuar pozitat e tij politike në Dhomën e Komunave.

Sipas rezultateve, Partia Liberale ka arritur të marrë vende të mjaftueshme për të formuar shumicën, duke e çuar në 174 numrin e deputetëve në një parlament me 343 vende.

Fitorja vjen në një periudhë tensionesh tregtare me Shtetet e Bashkuara, të udhëhequra nga presidenti amerikan Donald Trump, të cilat Carney ka thënë se kërkojnë një lidership më të fortë ekonomik dhe politik.

Ai e ka cilësuar këtë rezultat si një moment vendimtar për Kanadanë, ndërsa qeveria e tij pritet të ketë më shumë hapësirë për miratimin e ligjeve pa varësi nga opozita.