White House ka zbardhur programin zyrtar të vizitës së Charles III dhe Camilla, e cila zhvillohet në kuadër të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA
Çifti mbretëror pritet të mbërrijë në Uashington më 27 prill, ku do të mirëpritet nga Donald Trump dhe Zonja e Parë. Vizita nis me një pritje formale dhe një çaj në ambientet e brendshme të Shtëpisë së Bardhë, pasuar nga një ndalesë simbolike në kosheren e re të bletëve në Lëndinën Jugore.
Një ditë më pas, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes me nderime ushtarake, himnet kombëtare dhe një përshëndetje me 21 topa, në një rikthim të traditave historike. Në program është përfshirë edhe një paradë nderi me qindra ushtarakë, e ndjekur nga ballkoni i Dhomës Blu.
Vizita përfshin gjithashtu takime dypalëshe, shkëmbim dhuratash dhe një darkë shtetërore solemne. Një moment i veçantë do të jetë edhe fjalimi i Mbretit Charles para Kongresit amerikan, një ngjarje e rrallë që rikthen kujtimin e fjalimit të Elizabeth II në vitin 1991.
Në vijim, mbreti do të udhëtojë drejt Nju Jorkut, ku do të vizitojë edhe Memorialin e 11 Shtatorit, duke i dhënë vizitës një dimension përkujtimor.
Kjo vizitë konsiderohet një moment simbolik që lidh historinë e pavarësisë amerikane me marrëdhëniet e sotme të ngushta mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
i









