VIDEO/ Të shtëna pranë vendit ku ndodhej Donald Trump – Presidenti evakuohet me urgjencë

Presidenti amerikan Donald Trump u evakuua me urgjencë mbrëmjen e së shtunës, pasi të shtëna me armë zjarri u raportuan në hotelin ku po zhvillohej darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas deklaratave zyrtare, një person i armatosur me disa armë tentoi të depërtonte në një pikë kontrolli sigurie, por u ndalua dhe u vu në pranga nga forcat e rendit.

Gjatë incidentit, një agjent i Shërbimit Sekret u qëllua, por shpëtoi pa lëndime falë jelekut antiplumb.

Në një konferencë për shtyp disa orë më vonë, Trump konfirmoi se situata është nën kontroll dhe se i dyshuari ndodhet në paraburgim, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.