Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Rruga e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë zonës së Rubikut.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tre automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 1 person ka humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, si dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë segment të rëndësishëm rrugor që lidh veriun me pjesën tjetër të vendit.









