Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar menjëherë pas njoftimit për rihapjen e plotë të Ngushtica e Hormuzit për kalimin e anijeve tregtare.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump konfirmoi deklaratën e bërë më herët nga pala iraniane dhe e përshëndeti zhvillimin e fundit.
“Irani sapo njoftoi se Ngushtica është plotësisht e hapur dhe gati për tranzit të plotë. Faleminderit”, shkroi presidenti amerikan.
Më herët, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi kishte bërë të ditur se vendimi për hapjen e korridorit detar vjen në kuadër të armëpushimit të shpallur në rajon dhe do të zgjasë për periudhën e tij.
Sipas tij, lëvizja e anijeve tregtare do të realizohet në mënyrë të koordinuar përmes autoriteteve detare iraniane, duke synuar normalizimin e qarkullimit në një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë globale të energjisë dhe mallrave.









