Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj dokumenteve që po qarkullojnë në lidhje me negociatat mes SHBA-së dhe Iranit, duke i cilësuar ato si të pavlefshme dhe pa asnjë lidhje me procesin zyrtar.
Në një deklaratë publike, Trump theksoi se shumë “marrëveshje, lista dhe letra” po shpërndahen nga persona që nuk kanë asnjë rol në negociata, duke i quajtur ata madje “mashtrues dhe karlatanë”.
“Ka vetëm një grup pikash të rëndësishme që janë të pranueshme për Shtetet e Bashkuara dhe ato do të diskutohen pas dyerve të mbyllura,” u shpreh ai, duke nënvizuar se pikërisht mbi këto baza është arritur edhe armëpushimi.
Trump shtoi se autoritetet amerikane do të hetojnë dhe ekspozojnë burimet e këtyre dokumenteve, ndërsa paralajmëroi se shumë prej tyre janë pjesë e dezinformimit publik. Ai nuk kurseu kritikat edhe ndaj mediave, duke përmendur konkretisht CNN, të cilën e akuzoi për publikimin e informacionit nga burime pa autoritet.
Sipas tij, negociatat reale po zhvillohen në mënyrë të kontrolluar dhe konfidenciale, ndërsa çdo informacion jashtë këtij kuadri duhet parë me dyshim.









