Reagimi i parë rus pas humbles së Orban në Hungari – Zyrtari i lartë paralajmëron: ‘Do përshpejtojë rënien e BE-së’”

Reagimi i parë nga një zyrtar rus ka ardhur pas rezultatit të zgjedhjeve në Hungaria, ku opozita e drejtuar nga Péter Magyar ka siguruar një fitore të thellë.

Ndërsa ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga Kremlini apo nga presidenti Vladimir Putin, reagimi ka ardhur nga Kirill Dmitriev, një figurë e njohur pranë Moskës dhe drejtues i Fondit Rus të Investimeve Direkte.

Në një koment në rrjetin social “X”, Dmitriev u shpreh se kjo zhvillim “do të përshpejtojë rënien e Bashkimit Evropian”, duke paralajmëruar pasoja të mundshme politike në kontinent.

Deklarata e tij vjen në një moment kur shumë liderë evropianë kanë përshëndetur fitoren e opozitës në Hungari, duke e parë atë si një kthesë drejt forcimit të lidhjeve me Bashkimi Evropian.

Nga ana tjetër, kryeministri çek Andrej Babiš ka reaguar në mënyrë më diplomatike, duke respektuar rezultatin dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me liderin e ri hungarez.

Vetë Péter Magyar ka deklaruar se synon të rikthejë Hungarinë në një kurs të qartë evropian, duke premtuar luftë ndaj korrupsionit, zhbllokimin e fondeve të ngrira nga BE dhe reforma të thella në vend.

Zhvillimet e fundit sinjalizojnë jo vetëm një ndryshim të madh politik në Hungari, por edhe një përplasje narrativesh mes Lindjes dhe Perëndimit për të ardhmen e Evropës.