Ka përfunduar mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, ku morën pjesë edhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Në takim, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve dhe drejtuesve të partisë të vijojnë me intensitet kontaktet me qytetarët dhe strukturat në bazë, me fokus procesin e integrimit të vendit në Bashkimi Europian.
Rama ka theksuar gjithashtu rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm në terren dhe në rrjetet sociale, duke kërkuar që mesazhet për integrimin të jenë të qarta dhe të qëndrueshme.
Sipas tij, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet edhe çështjeve që lidhen drejtpërdrejt me sfidat e integrimit, përfshirë sigurinë ushqimore. Në fokus të diskutimit ka qenë gjithashtu edhe procesi i riorganizimit dhe forcimit të strukturave të partisë.









