Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes Elisa Spiropali pas qëndrimeve të saj në rrjetet sociale.
Sipas burimeve, Rama ka theksuar se në parti nuk duhet të krijohen “drama”, duke i kërkuar Spiropalit të shmangë situata që mund të tensionojnë brendësinë e partisë.
Ai është shprehur se qëndrimi brenda PS është i qartë: “Ose me ne, ose përballë nesh”, duke nënvizuar se nuk ka hapësirë për pozicione të ndërmjetme në raport me linjën e partisë.
Në fund të diskutimit, kur Spiropali ka kërkuar të replikojë, Rama nuk ia ka dhënë fjalën, duke deklaruar se ajo nuk do të marrë më pjesë në debat brenda mbledhjes, sipas të njëjtave burime.









