Mashtrimi me call center-at – Dyshime për policë të përfshirë në skemë

Një operacion i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe SPAK ka zbuluar një skemë mashtrimi me call center në Tiranë, ku dyshohet edhe për përfshirje të efektivëve të policisë.

Mes të shoqëruarve është një punonjës i Komisariatit nr.1, ndërsa hetimet po vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Autoritetet po kryejnë kontrolle në ambiente dhe banesa të lidhura me aktivitetin e paligjshëm, ndërsa po mblidhen prova për zbardhjen e plotë të çështjes.