Zelensky për paketën 90 mld € të BE: Sinjal i fortë mbështetje për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përshëndetur zhbllokimin e paketës prej 90 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian, duke e cilësuar si një mesazh të qartë mbështetjeje në këtë fazë të luftës.

Në një reagim publik, Zelensky theksoi se forcimi i mbështetjes për Ukrainën dhe rritja e presionit ndaj Rusisë janë thelbësore për t’i dhënë fund konfliktit.

Ai nënvizoi gjithashtu se Ukraina po respekton angazhimet ndaj BE-së, duke shtuar se është e rëndësishme që fondet e miratuara të disbursohen sa më shpejt.