Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Evropian, Marta Kos, ka njoftuar se shtetet anëtare kanë vendosur të fillojnë hartimin e Traktatit të Pranimit për Mali i Zi, duke e afruar ndjeshëm vendin drejt anëtarësimit në BE.
Sipas saj, ky është një hap i rëndësishëm që reflekton progresin e bërë nga Mali i Zi dhe njëkohësisht shërben si nxitje për përshpejtimin e reformave të nevojshme.
Kos theksoi gjithashtu se procesi do të përfshijë masa më të forta për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe vlerave themelore, duke marrë parasysh përvojat nga zgjerimet e mëparshme të BE-së.









