Lajm bombë në Madrid – Klopp pranë Realit, me kushte të forta për firmën”

E ardhmja e pankinës së Real Madrid pritet të marrë një kthesë të madhe, pasi sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit kanë arritur një marrëveshje paraprake me Jürgen Klopp për të marrë drejtimin e skuadrës.

Burimet bëjnë me dije se palët janë dakordësuar për aspektet financiare, duke përfshirë pagën dhe bonuset, por trajneri gjerman ka vendosur kushte të qarta për të dhënë “po”-n përfundimtare.

Kërkesa kryesore e Klopp lidhet me kontrollin e plotë mbi ekipin, duke synuar të ketë kompetenca të gjera në vendimmarrje, përfshirë merkaton dhe organizimin teknik – një model që e ka ndjekur më parë te Borussia Dortmund dhe Liverpool.

Nga ana tjetër, tekniku ka kërkuar përforcime të menjëhershme në skuadër: dy mbrojtës dhe dy mesfushorë të nivelit të lartë, ndërsa “goditja e madhe” në merkato pritet të jetë afrimi i Erling Haaland për të udhëhequr sulmin.

Nëse këto kushte pranohen, Klopp pritet të nisë një epokë të re në “Santiago Bernabéu”, me objektivin për ta rikthyer Real Madridin në majat e futbollit europian.