Liverpool rikthehet te fitorja – 2 gola mjaftojnë për të ‘rrëzuar’ Fulhamin”

Liverpool është rikthyer te fitorja në Premier League, duke mposhtur Fulham me rezultatin 2-0 në “Anfield” dhe duke përforcuar pozitat në pesëshen e parë.

Skuadra vendase zgjidhi gjithçka në fundin e pjesës së parë, kur Ngumoah dhe Mohamed Salah realizuan dy gola të shpejtë në minutat 36 dhe 40, duke i dhënë fund një serie prej tre ndeshjesh pa fitore ndaj këtij kundërshtari.

Fitorja vjen në momentin e duhur për “The Reds”, të cilët marrin një shtysë të rëndësishme për sfidën e mesjavës në UEFA Champions League ndaj Paris Saint-Germain, ku synojnë të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim.

Në kampionat, Liverpoolin e pret një tjetër përballje e fortë – derbi në transfertë ndaj Everton, që pritet të jetë një test i rëndësishëm për vijimësinë e rezultateve.