Finalja shpërthen në Top Channel – 4 finalistë në garë për 100 mijë euro – hapet televotimi!

Spektakli në Top Channel ka hyrë në fazën vendimtare, me shpalljen e katër finalistëve që do të garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti janë emrat që kanë siguruar një vend në finalen e madhe të 18 prillit, duke kaluar me sukses çdo sfidë të këtij rrugëtimi.

Mbrëmja u shoqërua me një atmosferë festive, ku finalistët shijuan një spektakël fishekzjarresh në tarracën e televizionit, në një moment emocionues për të gjithë ndjekësit.

Moderatori Ledion Liço njoftoi gjithashtu hapjen zyrtare të televotimit, duke i dhënë publikut fuqinë për të vendosur fituesin.

Tashmë, gjithçka është në dorën e shikuesve, të cilët mund të votojnë për konkurrentin e tyre të preferuar dhe të përcaktojnë se kush do të rrëmbejë çmimin e madh.