Izraeli dhe Libani drejt raundit të ri negociatash me ndërmjetësimin e SHBA-së

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të vijojnë me një raund të ri negociatash të drejtpërdrejta, pas bisedimeve të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas një deklarate të Departamentit amerikan të Shtetit, takimet e radhës do të zhvillohen në një kohë dhe vend që do të përcaktohen me dakordësi mes palëve.

Zyrtarët amerikanë e kanë cilësuar këtë proces si një hap të rëndësishëm, duke shprehur shpresën se negociatat mund të shkojnë përtej marrëveshjeve ekzistuese dhe të çojnë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse paqeje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar se çdo marrëveshje për ndalimin e armiqësive duhet të arrihet drejtpërdrejt mes dy qeverive, me ndërmjetësimin e tyre, dhe jo përmes kanaleve të tjera.

Sipas deklaratës, ky proces ka potencial të sjellë përfitime të mëdha ekonomike, përfshirë ndihmë për rindërtimin e Libanit dhe rritje të mundësive të investimeve për të dy vendet.

Nga ana e tij, Izraeli ka shprehur gatishmërinë për të zgjidhur çështjet e mbetura dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme, ndërsa Libani ka kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjes për ndërprerjen e armiqësive dhe masa konkrete për përballimin e krizës humanitare