Pavarësisht një paraqitjeje të fortë në ndeshjen e kthimit, Barcelona nuk arriti të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale të Liga e Kampionëve, duke u eliminuar nga Atletico Madrid me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Skuadra katalanase e nisi në mënyrë ideale sfidën në “Metropolitano”, duke kaluar shpejt në avantazh me golin e Lamine Yamal. Më pas, Ferran Torres dyfishoi shifrat pas një asisti nga Dani Olmo, duke rikthyer shpresat për përmbysje.
Megjithatë, reagimi i vendasve erdhi shpejt, teksa Ademola Lookman shënoi golin që rezultoi vendimtar për fatin e kualifikimit.
Në pjesën e dytë, Barcelona gjeti sërish rrugën e rrjetës, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Situata u komplikua edhe më shumë pas daljes me karton të kuq të Eric Garcia, duke lënë katalanasit me një lojtar më pak në minutat vendimtare.
Në fund, fitorja 2-1 nuk mjaftoi për Barcelonën, ndërsa Atletico Madrid feston kalimin në gjysmëfinale falë avantazhit të ndeshjes së parë.











