Gazetari i CNN-it Wolf Blitzer ka treguar momentet e panikut gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku ndodhën të shtëna me armë zjarri në hotelin Washington Hilton.
Blitzer tha se autori i dyshuar ndodhej vetëm pak metra larg tij kur nisi të qëllonte, duke e përshkruar skenën si “të frikshme dhe kaotike”.
“Autori ishte qartësisht i shtrirë në tokë duke qëlluar kur e pashë, isha vetëm disa metra larg,” u shpreh ai, duke shtuar se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe pa paralajmërim.
Sipas tij, personi i armatosur ndodhej brenda zonës së siguruar të eventit, përtej pikave të kontrollit me detektorë metali, dhe ende nuk është e qartë si arriti të hynte në atë zonë.
“Të shtënat ishin aq të forta dhe të frikshme sa na trembën të gjithëve. Nuk kishim asnjë ide se çfarë po ndodhte,” tha gazetari veteran.
Autoritetet amerikane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht mënyrën e hyrjes së autorit dhe motivet e sulmit.









