Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se incidenti me të shtëna gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë nuk do të ndikojë në qëndrimin e tij lidhur me konfliktin me Iranin.
“Nuk do të më ndalojë nga fitimi i luftës në Iran. Nuk e di nëse ka lidhje me këtë, por sinqerisht nuk mendoj se ka, bazuar në atë që dimë deri tani,” u shpreh Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas ngjarjes.
Ai shtoi se hetuesit po punojnë për të zbardhur motivin e autorit të dyshuar, të cilin e përshkroi si një “sulmues i vetmuar”.
Megjithatë, më herët gjatë mbrëmjes, Trump kishte deklaruar se “nuk mund ta dish kurrë” nëse ngjarja mund të kishte lidhje me situatën e tensionuar në Iran, duke lënë të hapur çdo mundësi derisa hetimet të përfundojnë.









