Në Kosova ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme për votimin e kandidaturave për President, ku Feride Rushiti ka marrë 63 vota nga deputetët e mazhorancës.
Në procesin e votimit morën pjesë 64 deputetë, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Kandidatura tjetër, Hatixhe Hoxha, nuk arriti të sigurojë asnjë votë.
Seanca plenare është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00, kur pritet të vijojë procedura për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Feride Rushiti është themeluese e Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, një organizatë e krijuar në vitin 1999 për të ndihmuar viktimat e torturës dhe për të promovuar të drejtat e njeriut.
Ajo është vlerësuar ndërkombëtarisht për punën e saj dhe në vitin 2018 u nderua me një çmim për guximin dhe kontributin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa në vitin 2025 u propozua për Çmimi Nobel për Paqe.









