Në Kosova ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri, me njoftimin e bërë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Në garë janë dy kandidate, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, ndërsa procesi zhvillohet në mungesë të deputetëve të opozitës, të cilët kanë vendosur të bojkotojnë seancën.
Më herët, Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës shqyrtoi dokumentacionin e kandidateve dhe i dha dritën jeshile për votim.
Zgjedhja e Presidentit bëhet me votim të fshehtë: në dy raundet e para kërkohen dy të tretat e votave, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota. Nëse kandidatët nuk arrijnë të sigurojnë mbështetjen e nevojshme, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.









