DEKLARATA/ “Bota s’pati guxim ta bëjë vetë” – Trump: Nisim pastrimin e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë nisur procesin për “pastrimin” e Ngushtica e Hormuzit, duke e cilësuar këtë si një veprim në shërbim të gjithë komunitetit ndërkombëtar.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump pretendoi se kërcënimi kryesor nga Irani në këtë zonë mbeten minat detare, të cilat sipas tij janë vendosur nga anije iraniane.

Ai theksoi se ndërhyrja amerikane po bëhet “si një nder për botën”, duke përmendur disa nga vendet kryesore që përfitojnë nga kjo rrugë strategjike, përfshirë Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Francën dhe Gjermaninë.

Në të njëjtën kohë, Trump kritikoi këto shtete, duke deklaruar se atyre u ka munguar “guximi ose vullneti” për të ndërmarrë vetë një veprim të tillë.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ku Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë.