VIDEO-LAJM/ Goditje e rëndë për regjimin iranian – 50 avionë izraelitë bombardojnë bunkerin sekret të Khameneit në Teheran

Izraeli ka ndërmarrë një sulm të gjerë ajror në Teheran, duke goditur bunkerin nëntokësor të lidhur me liderin iranian Ali Khamenei. Sipas ushtrisë izraelite, operacioni u realizua me rreth 50 avionë luftarakë, të cilët hodhën afro 100 bomba mbi objektivin.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) bëjnë të ditur se bunkeri ndodhej nën një kompleks ndërtesash dhe shtrihej përgjatë disa rrugëve, duke përfshirë hyrje dhe zona të shumta ku, sipas tyre, mblidheshin zyrtarë të lartë të regjimit iranian.

Sipas deklaratës së ushtrisë izraelite, streha nëntokësore ishte ndërtuar si një vend i sigurt nga ku udhëheqja iraniane mund të menaxhonte operacionet e luftës. IDF thekson se objekti u neutralizua përpara se të mund të përdorej për këtë qëllim.

Autoritetet izraelite shtuan se vendndodhja e bunker-it ishte identifikuar pas një pune shumëvjeçare të inteligjencës ushtarake, ku u përdorën njësi të specializuara për mbledhjen e informacionit optik dhe elektronik, çka bëri të mundur realizimin e sulmit me precizion.