Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Evis Berberi për shfuqizimin e masës së arrestit me burg, duke lënë në fuqi vendimin për qëndrimin e tij në qeli.
Ish-drejtuesi i ARRSH-së dhe ish-vartësi i Belinda Balluku nuk arriti të bindë gjykatën për ndryshimin e masës së sigurisë.
Sa i përket pretendimeve të tij për papërdorshmërinë e të dhënave të sekuestruara në telefon, Kushtetuesja nuk i mori në shqyrtim, duke theksuar se këto çështje duhet të trajtohen në gjykatat e zakonshme, duke nisur nga shkalla e parë.
Kujtojmë se Berberi u arrestua më 14 mars 2024, pas hetimeve të SPAK, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas prokurorisë, ai është përfshirë në disa procedura tenderimi me vlerë rreth 5 milionë euro.









