Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se e marta pritet të jetë dita më intensive e sulmeve amerikane brenda Iranit, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të përshkallëzohen.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Pentagon, Hegseth tha se operacionet ushtarake amerikane do të intensifikohen edhe më tej.
“Sot do të jetë përsëri dita jonë më intensive e sulmeve brenda Iran”, u shpreh ai para gazetarëve.
Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit Irani ka lëshuar numrin më të ulët të raketave që nga fillimi i përshkallëzimit të konfliktit, duke shtuar se udhëheqësit iranianë janë “të dëshpëruar dhe po përpiqen të reagojnë”.
Hegseth akuzoi gjithashtu Teheranin se po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore dhe e cilësoi regjimin iranian si përgjegjës për sulme të shumta ndaj forcave amerikane përmes grupeve të armatosura në rajon.
Ndërkohë, kreu i Joint Chiefs of Staff, gjenerali Dan Caine, deklaroi se operacionet e përbashkëta të Shtetet e Bashkuara dhe Izrael kanë ulur me 90% lëshimet e raketave iraniane drejt Izraelit dhe vendeve të Gjirit.
Sipas tij, deri tani janë goditur rreth 5 mijë objektiva ushtarake në Iran, ndërsa operacionet vazhdojnë edhe për të dobësuar kapacitetet detare të vendit.









