Masat e sigurisë janë forcuar ndjeshëm për drejtuesit e SPAK, ndërsa Altin Dumani dhe Klodian Braho tashmë shoqërohen nga më shumë truproja të Garda e Republikës.
Sipas informacioneve, ish-kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i janë shtuar edhe katër truproja, duke e çuar në tetë numrin total të bodyguardëve që kujdesen për sigurinë e tij. Ata janë të organizuar në dy grupe shoqërimi, të cilët merren me mbrojtjen dhe lëvizjet e prokurorit.
Vendimi për rritjen e nivelit të sigurisë është marrë disa javë më parë nga Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili miratoi kërkesën për masa shtesë sigurie për Dumanin.
Ndërkohë, edhe për drejtuesin aktual të SPAK, Klodian Braho, janë shtuar dy truproja të tjerë. Nga gjashtë shoqërues që kishte më parë, tashmë edhe ai do të ketë tetë bodyguardë në dispozicion.
Forcimi i masave të sigurisë për dy drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme vjen në një kohë kur institucionet e drejtësisë po përballen me hetime të rëndësishme dhe raste sensitive që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.









